
Një grup shkencëtarësh gjermanë zbuluan një familje të re bretkosash që ka si habitat Afrikën Perëndimore.
Zbulimi është vepër e shkencëtarëve të Muzeut të Historisë Natyrore në Berlin. Lloji i ri i bretkosës së gjetur nuk ka asgjë të përbashkët me familjet e tjera të bretkosave që jetojnë në gjithë Afrikën dhe sipas shkencëtarëve gjermanë, prezantojnë një familje krejtësisht të ndarë që nga koha e dinosaurve, miliona vite më parë.
Fizikisht këto bretkosa janë të ngjashme me ato të familjeve të tjera dhe gjenden në ujërat e rrëmbyeshëm të pyjeve në Afrikën Perëndimore. Familja e re është pagëzuar me emrin “Odontobatrachida” për shkak të karakteristikës kryesore të tyre, dhëmbët e gjatë dhe të shpeshtë në pjesën e sipërme të nofullës.
Dhëmbët të gjatë dhe të shpeshtë në pjesën e sipërme për brektosat është një karakteristikë e pazakontë, ndaj shkencëtarët gjermanë tashmë kanë nisur punën për të kuptuar funksionin e këtyre dhëmbëve.
Top Channel