Deri disa vite më parë, shqetësimi kryesor i turistëve ishte se ku të gjenin një karikues për celularin e tyre.
Tashmë, bota ka ndryshuar dhe koha në të cilën ne jetojmë ka bërë mbi të gjitha të domosdoshme lidhjen e vazhdueshme me internetin.
Është ky shqetësimi kryesor i pushuesve dhe turistëve, sipas një sondazhi të publikuar në “Daily Mail”.
Në udhëtimet jashtë apo brenda vendit, gjetja e një hoteli, restoranti apo plazhi që të ketë “wi-fi” të fuqishëm është shndërruar në një domosdoshmëri për 69% prej 2 mijë të anketuarve.
Në vendin e dytë, për 45% të të anketuarve shqetësimi kryesor ishte gjetja e një dhome të pastër dhe të sistemuar në hotele, pasuar nga menuja e hotelit dhe distanca e tij nga tërheqjet turistike.
Top Channel