Siri, marrëveshje për evakuimin e Homsit

06/02/2014 00:00

Pas arritjes së marrëveshjes mes guvernatorit të Homsit dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, “gratë, fëmijët dhe të moshuarit mund të largohen nga qyteti i rrethuar nga ushtria prej Qershorit të vitit 2012”.

Gjysmë Hëna e Kuqe siriane shpreson qe shpërngulja të nisë të premten si dhe ne qytet te mbërrijnë furnizimet për civilet e mbetur aty.

Bisedimet e paqes në Gjenevë të Zvicrës muajin e kaluar mes qeverise siriane dhe opozitës nuk prodhuan një marrëveshje për shpërnguljen.

Në qytetin e Homsit kanë ndodhur disa prej luftimeve më të ashpra gjatë tre viteve të luftës civile dhe pjesa më e madhe e tij është shndërruar në gërmadhe.

Kushtet e jeteses në zonat e rrethuara janë të tmerrshme; mungon ushqimi dhe medikamentet. Korrespondenti i BBC-së në Bejrut, Jim Muir tha se “u deshem shume ditë negociata për arritjen e kësaj marrëveshjeje”. Sipas tij ka shumë mllefe mes paleve”.

Në të shkuarën plane të ngjashme për largimin e civileve kanë dështuar në minutë të fundit.

Homsi, qyteti i tretë për nga madhësia në Siri u shndërrua në fushëbetejen e luftes kundër Presidentit Bashar al-Assad.

Fillimisht, qyteti u vu nën kontrollin e kryengritesve, por trupat qeveritare rimorren shume pjesë të qytetit duke i detyruar kryengritesit të zmbrapsen ne “qytetin e vjeter”.

Këtu besohet se jane bllokuar mbi 3 000 civilë. Në një zhvillim tjeter, zv/ministri i Jashtem sirian, Faizal Mekdad tha se akuzat për vonesat e shkatërrimit të armeve kimike janë “absolutisht te padrejta”.

Ai tha se “vendi i tij po ben me te miren për të përmbushur afatet e shkaterrimit te armeve, per te cilat është vendosur në marrëveshjen e mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB