Rusia financon reaktorët hungarezë
06/02/2014 00:00
Ligjvënësit hungarezë aprovuan një plan kontradiktor të financuar nga Rusia për ndërtimin e dy reaktorëve shtesë në centralin e vetëm bërthamor të vendit.
Në bazë të kësaj marrëveshje, Rusia do t’i huazojë Budapestit deri në 10 miliardë euro, për ndërtimin e reaktorëve në Paks.
Sipas kritikëve, ky projekt do të vinte Hungarinë tërësisht nën varësinë e Rusisë, që është për momentin furnizuesi kryesor i vendit me gaz dhe naftë.
Bashkimi Europian gjithashtu ka shprehur shqetësim në lidhje mungesën e transparencës së kësaj marrëveshje.
Për momentin, Budapesti nuk i ka komunikuar ende të gjithë detajet e projektit, ndërsa nuk janë bërë të njohur as termat e marrjes së kësaj kredie.
Top Channel