“Dëgjohen shpërthime”/ Gazetari Artur Bibe raporton nga Tel Aviv-i: Disa raketa balistike në ajër, u aktivizua ‘Iron Dom-i’ Siria nuk respketoi një tjetër afat të rëndësishëm sa i takon dorëzimit
të stoqeve të armëve kimike në kuadër të marrëveshjes së arritur me
ndërmjetësim ndërkombëtar.
Afati i caktuar nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike për dorëzimin e plotë të rezervave të mbetura skadoi të mërkurën në 5 shkurt. Damasku ka dërguar deri tani vetëm dy ngarkesa me armë kimike, që përfaqësojnë më pak se 5 për qind të arsenalit të tij.
Jo më larg se javën e kaluar, ONAK i bëri thirrje vendit të shpejtonte hapat për të përmbushur detyrimet e marrëveshjes e për të respektuar afatet e vendosura prej saj.
Sulmet me avionë pa pilotë
Pakistani i kërkon SHBA të ndalojë gjithë fluturimet
Qeveria pakistaneze i kërkoi hapur Shteteve të Bashkuara të ndalojnë sulmet me avionë të telekomanduar ndaj personave të dyshuar si terroristë, ndërkohë që Islamabadi vazhdon negociatat me talebanët pakistanezë.
Sipas gazetës prestigjoze “Washington Post”, pala amerikane ka pranuar ta përmbushë këtë kërkesë. Shifrat tregojnë se përdorimi i avionëve të telekomanduar në Pakistan ka rënë në mënyrë dramatike.
Administrata Obama nuk ka ndërmarrë sulme me avionë pa pilotë në këtë vend që prej dhjetorit dhe e gjithë kjo fazë përbën ndërprerjen më të gjatë të një aktiviteti të tillë, që nga pezullimi gjashtë-javësh në 2011-n.
Google bën pakt me BE-në
Motori i kërkimit ishte në një proces anti-monopoli
Gjigandi i kërkimit në internet, Google, zgjidhi me marrëveshje një çështje anti-monopol me Bashkimin Evropian, duke rënë dakord t’u japë rezultateve të rivalëve të saj një mënyrë paraqitjeje të ngjashme me të sajën për navigim.
Procesi gjyqësor i bllokut kundër Google zgjati më shumë se tre vjet.
Rregullatorët kishin ngritur akuza se kur përdoruesit e tij në Europë kërkonin produkte dhe shërbime në internet, kompania u shfaqte atyre fotografi mallrash të kompanive që reklamojnë në Google.
Top Channel