“Dëgjohen shpërthime”/ Gazetari Artur Bibe raporton nga Tel Aviv-i: Disa raketa balistike në ajër, u aktivizua ‘Iron Dom-i’
Siria i quajti “absolutisht të pajustifikueshme” akuzat e perëndimit se po vonon qëllimisht procesin e dorëzimit të arsenalit të vet të armëve kimike.
Zv.ministri i Jashtëm sirian, Faisal al-Mekdad tha për BBC se vendi i tij po bën më të mirën për shkatërrimin e këtyre armëve dhe se është e vendosur për të zbatuar marrëveshjet me vendet e tjera të përfshira në këtë proces.
Damasku nuk mundi të dorëzojë në kohë gjithë arsenalin e vet të armëve kimike. Afati i parashikuar nga marrëveshje SHBA-Rusi ishte për të mërkurën. Zv.ministri al-Mekdad justifikoi shkeljen e afatit me vështirësitë në terren për shkak të sulmeve të rebelëve.
“Një ngarkesë ishte pre e dy sulmeve gjatë rrugës nga Damasku drejt portit të Latakias. Kjo është një cështje serioze. Vendi është në luftë dhe amerikanët dhe të gjithë të tjerët duhet ta marrin këtë në konsideratë”, tha al-Mekdad.
Damasku zyrtar dënoi gjithashtu edhe deklaratat e Sekretarit të Shtetit, John Kerry i cili akuzoi ushtrinë e Assad se ka përdorur bomba fuçi gjatë bombardimit më të fundit në qytetin e Aleppo-s. Aktivistët thonë se të paktën 150 persona kanë gjetur vdekjen nga shpërthimi i këtyre fuçive të mbushura me eksploziv dhe pjesëza metalike që më pas shpërndahen.
“Ne jemi duke mbrojtur popullin tonë nga sulmet terroriste. Nuk kemi bombarduar kurrë zonat e banuara nga civilë”, deklaroi Mekdad, duke akuzuar më pas Uashingtonit se vazhdon të mbështesë elementët terroristë në vendin e tij.
Top Channel