“Dëgjohen shpërthime”/ Gazetari Artur Bibe raporton nga Tel Aviv-i: Disa raketa balistike në ajër, u aktivizua ‘Iron Dom-i’ Në jugperëndimin e Anglisë së goditur nga një stuhi e fuqishme dimërore
ka pasur të tjera përmbytje, kaos të trafikut e ndërprerje të energjisë
elektrike.
Mediat vendase thone se eshte punuar gjate gjithe nates per rikthimin e energjise, por te pakten 7.000 banesa vazhdojne te mbeten pa drita. Kryeministri David Cameron do te drejtoje me vone nje mbledhje te Komitetit te Emergjencave ‘Cobra’, per te diskutuar reagimin e Qeverise, hera e pare per kete vit qe e ben nje gje te tille.
Nga Zyra e Shtypit te kreut te ekzekutivit erdhi sqarimi se Cameron pret me padurim te ofroje garancite qe do te behet c`eshte e mundur per kapercimin e situates.
Agjensia e Mjedisit sqaroi se jane dhene 9 paralajmerime per vershim ujrash, te cilat nenkuptojne “rrezik per jeten” dhe mbulojne pjesen me te madhe te bregut jugor.
Nuk ka qetesi as per rajonet qendrore te Shteteve te Bashkuara, ku nje tjeter stuhi dimerore u perplas te marten e tani po drejtohet nga lindja me kercenimin te hedhe 30 centimetra bore ne gati dy te tretat e vendit. Fuqia e sistemit te stuhive ka detyruar mbylljen e zyrave qeveritare dhe shkollave ne Kansasin e goditur me rende, ndersa guvernatori Sam Broënback u detyrua te shpallte “gjendjen e jashtezakonshme”. Ne Misurin fqinj, banoret jane keshilluar te qendrojne brenda, pas dy vdekjeve te regjistruara ne rajon nga aksidentet rrugore.
Top Channel