Si ndryshon energjia pas të 40-ve dhe çfarë mund të bëjmë për ta rikthyer atë 22 Korriku i vitit të shkuar do të mbetet gjatë në kujtesen e Grigor Laçkës.
Ate dite, 57-vjeçari ishte duke qendrur ne shtepi me bashkeshorten, kur befas bombola e gazit shperthen.
Shtepia u perfshi e gjitha nga flaket duke mos kursyer asgje. i bllokuar ne ballkon ai detyrohet te hidhet nga kati i katert per te shpetuar.
Poshte pritet nga disa te rinj qe kishin pershtatur nje tende verande.
Çuditerisht pa asnje frakture, dergohet menjehere ne spital, ku mjeket thane paraprakisht se mundesa e shpetimit ishin e vogel, pasi trupi ishte djegur rëndë në mbi 60% të sipërfaqes së tij.
Ne repartin e djegieve, pervec infermiereve dhe mjekeve, prane tij gjendej edhe Kaliopi Koco, vullnetare e kishes Ortodokse te Tiranes. Per te fjalet e mira nuk do te mjaftojne kurre.
Sot Grigori eshte shume mire. Ditet i kalon duke lexuar gazetat apo duke ndihmuar bashkeshorten ne punet e shtepise.
Mezi pret qe te vije ora qe te shkoje ne pune prane Kishes Ortodokse te Ungjillezimit.
Padyshim qe ngjarja i duket nje enderr e keqe, por dhe nje eksperience qe tregoje sakrifice dhe vetmohim nga njerezit qe i ndenjen prane ne castet me te veshtira.
Top Channel