
Pavarësisht jetës që bëjmë, askush nuk ka imunitet ndaj sëmundjeve të rënda.
Pikërisht ne keto momente na duhet nje asistence e specializuar per te lehtesuar sadopak dhimbjet.
Nermin Vokopola, se bashku me kolegen e saj Lilianen, kane mbi 20 vjet qe trajtojne te semure kronikë ne fazen terminale te jetes.
Edhe pse perballen çdo dite me pacientë ne faza te ndryshme, dy zonjat e kujdesit palativ e kane kuptuar rendesine ndihmes se fundit.
Sot Nermini ka ardhur ne shtepine e Ike Treses, e cila ka dy vite qe trajtohet si e diagnostikuar me kancer.
Ish-punonjesja e konvikteve ne Qytetetin Studenti eshte shume mirenjohese infermiereveqe i gjenden prane çdo moment, pa to gjithçka do te ishte shume e veshtire.
Nuk eshte aspak e lehte te trajtosh raste te tilla, por infermieret mendojne se puna e tyre eshte me shume mision sesa profesion.
Kane hyre ne shume shtepi dhe kushedi ne sa te tjera do hyne. Shpesh here perballen me deshperimin e njerezve te cilet jo ne te gjitha rastet e kuptojne rendesine e trajtimit.
Mbeshtetja psikologjike e individit te semure, trajtimi mjekesor e deri tek ndihma per familjaret ne kapercimin e momenteve te veshtira, jane disa nga sherbimet e “grave te forta”.
Motoja e tyre eshte:”Pavaresisht diagnozes apo kohes se mbetur per te jetuar, çdo njeri duhet ndihmohet me dinjietet deri ne fund”.
Top Channel