Kinë, lloj i ri vdekjeprurës i gripit të shpendëve

05/02/2014 00:00

Ekspertët janë të shqetësuar rreth përhapjes së një lloji të ri të gripit të shpendëve, i cili ka vrarë tashmë 1 grua në Kinë.

73-vjeçarja nga qyteti Nanchang ishte infektuar me virusin H10N8, pasi kishte vizituar një treg me shpendë të gjallë, edhe pse nuk dihet me siguri nëse ishte vërtet ky burimi i infeksionit.

Një person i dytë është infektuar në provincën Jiangxi të Kinës. Shkencëtarët thanë për “The Lancet” se potenciali që ky grip të bëhet pandemik “nuk duhet nënvlerësuar”. Ky lloj i veçantë i virusit të gripit A, nuk është parë ndonjëherë më parë.

Gjatë muajve të fundit, Kina është përballur gjithashtu me shpërthimin e një virusi të ngjashëm gripi, të quajtur H7N9, që ka shkaktuar vdekjen e 1/4-ave të atyre që janë infektuar.

Shkencëtarët, që kanë studiuar virusin e ri H10N8, thonë se ai ka evoluar disa karakteristika genetike, që mund të lejojnë përsëritjen eficente të tij te njerëzit.

Shqetësimi është se a do të jetë e mundur që ky virus të përhapet nga njeriu te njeriu, edhe pse ekspertët theksojnë se nuk ka asnjë provë konkrete për momentin.

Doktor Mingbin Liu, nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe Parandalimin, në qytetin Nanchang, tha: “Një rast i dytë i H10N8 është identifikuar në provincën Jiangxi të Kinës, më 26 Janar 2014. Ky është një shqetësim i madh, sepse tregon se virusi H10N8 ka vazhduar të qarkullojë dhe se mund të shkaktojë të tjera infeksione te njerëzit në të ardhmen”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB