“Dëgjohen shpërthime”/ Gazetari Artur Bibe raporton nga Tel Aviv-i: Disa raketa balistike në ajër, u aktivizua ‘Iron Dom-i’
Parlamenti ukrainas vazhdon diskutimet mbi Kushtetuten, ndërsa protestat
në rrugë nuk kanë të ndalur. Të martën u zhvillua sesioni i pare i tij
që prej rikthimit të presidentit Viktor Janukoviç pas sëmundjes
disaditore.
Në të njejten dite, ai zhvilloi edhe nje takim privat me liderin kryesor te opozites, boksierin e kthyer ne politikan, Vitali Klitschko. Ne fokus eshte reforma politike dhe mundesia e rikthimit te Kushtetutes se 2004-tes. Opozita ukrainase i meshon me force idese se ndryshimeve kushtetuese qe do te reduktonin ndjeshem fuqine e presidentit.
Klitschko e theksoi ne disa raste se nuk po kerkohet nje variant i ri i dokumentit themeltar, por thjesht nje rikthim tek ai i meparshmi. Janukoviçi duket se nuk ka ndermend te shqitet nga pushteti.
Bisedime për zgjedhje të parakohshme ai i refuzon në mënyrë rigoroze, por pa e nderprere nderkohe perndjekjen ligjore e demonstruesve vazhdon. Qindra kundërshtarë të qeverisë ende duhet të kenë frikë nga dënime të gjata me burg, për shkak se ligji i amnistisë i miratuar javën e kaluar në Parlament hyn në fuqi vetëm kur demonstruesit të lirojnë ndërtesat e pushtuara të administratës, dhe kjo nuk ndodhi.
Asnjë nga ligjet që donte opozita nuk arriti as të futej në rendin e ditës. Në biseda jozyrtare u mesua se propozimet e opozitës nuk do të gjenin shumicë në Parlament. Po ashtu edhe numri i atyre që donin të dilnin nga partia e presidentit Janukoviç nuk qe i mjaftueshëm. Kërcënimi i tij se do ta shpërndante Parlamentin në rast se ndonjë nga deputetët e tij do të votonte ndryshe, pati efekt. Nëse Parlamenti do të vazhdojë punimet pas seancës së sotme njëorëshe është e paqartë. Po ashtu asnjë parti nuk ka shumicë të mjaftueshme dhe të qëndrueshme për të krijuar një Qeveri të re. Pra, Qeveria e Kryeministrit Asarov që dha dorëheqjen do të vazhdojë të kryejë detyrat deri në organizimin e zgjedhjeve të reja në fillim të vitit 2015. Vendi është në prag të falimentimit dhe stabilizimi i situatës politike është i vështirë.
Top Channel