Më shumë se 2 mijë emigrantë zbarkuan në brigjet italiane në muajin Janar, u publikua në një raport të Romës zyrtare ditën e mërkurë.
Kjo rritje u cilësua si e “papërmbajtshme”, krahasuar me vetëm 217 emigrantë të Janarit 2013.
Zëvendësministri i Brendshëm, Filippi Bubbico, deklaroi se rritja e numrit të klandestinëve është shndërruar në një fenomen tejet shqetësues, ndërsa 42 925 emigrantë mbërritën në Itali nga deti gjatë vitit të lënë pas.
Në krahasim me 2012, rritja ishte prej 325%.
Këto statistika nuk përfshijnë mbase mijëra emigrantë që nuk kanë arritur kurrë deri në brigjet italiane, duke u mbytur në det.
Në muajin Tetor, 400 persona humbën jetën në vetëm një incident, kur peshkarexha e tyre e tejmbushur në kapacitet u fundos pranë ujrave të Lampeduzës, tokës italiane më pranë Afrikës së Veriut.
Për shkak të paqëndrueshmërisë politike në disa vende të Afrikës dhe luftës civile në Siri, ka pak gjasa që fluksi i emigrantëve të reduktohet edhe gjatë 2014-s.
Top Channel