Filipine, 3 vëllezër vrasin dhe hanë nënën e tyre

05/02/2014 00:00

Tre vëllezër kanë therur nënën e tyre dhe më pas i kanë ngrënë organet e brendshme në një rit makabër. Policia e ka gjetur trupin e 56-vjeçares Musala Amil të gjymtuar dhe të mbuluar në gjak në Ampatuan të Filipineve një javë pas ngjarjes.

35-vjeçari Dante, 21-vjeçari Paroy dhe 18-vjeçari Ibrahim kanë mohuar se kanë vrarë nënën, por kanë thënë se po përpiqeshin t’i largonin “një sëmundje që ia kishte sjellë një shpirt i keq”.

Zyrtarët që po hetojnë ngjarjen e rëndë bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur të mërkurën e kaluar.

Kryehetuesi Ronald De Leon, shefi i Policisë së Ampatuanit, thotë se vëllezërit e dyshuar do të bëjnë analizat për të parë nëse janë përdorues droge dhe gjithashtu po vëzhgohet me kujdes për raste sëmundjesh mendore në këtë familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB