E verbëra që ka mbushur trupin me tatuazhe
05/02/2014 00:00
Një grua e fiksuar pas tatuazheve ka shpenzuar plot 416 orë nga jeta e saj për të mbushur trupin me vizatime shumëngjyrëshe edhe pse nuk mund t’i shohë dot kurrë ato pasi është e verbër.
Fran Atkinson e ka kthyer trupin në vepër arti dhe është bashkëshorti ai që ia shpjegon me detaje çdo punim që i është bërë në trup nga Grez Bowman.

52-vjeçarja nga Uellsi është e mbuluar me tatuazhe nga kyçi i këmbës deri tek qafa dhe shpreson të futet një ditë në librin e rekordeve Guinness.

“Tatuazhin e parë e kam bërë para 25 vitesh dhe ka qenë një kalë fluturues. Që atëherë nuk jam ndalur më. Ndërsa vetëm tre vite më parë u zgjova me idenë për t’u mbuluar e tëra me tatuazhe”, thotë Fran për ‘Daily Mail’.
Top Channel