“Dëgjohen shpërthime”/ Gazetari Artur Bibe raporton nga Tel Aviv-i: Disa raketa balistike në ajër, u aktivizua ‘Iron Dom-i’ Kombet e Bashkuara denoncuan Vatikanin për adoptimin sistematik të
politikave që u kanë lejuar priftërinjve abuzimin seksual të mijëra të
miturve në mbarë botën.
Agjensia e OKB-se per te drejtat e njeriut del ne perfundimin se Selia e Shenjte duhet te largoje menjehere te gjithe kleriket e njohur apo te dyshuar si abuzues femijesh. Ajo e ka kritkuar ashper qendrimin e Vatikanit kundrejt homoseksualitetit, masave kontraceptive dhe abortit.
Praktika e transferimit te abuzuesve me femijet nga nje famulli ne tjetren, brenda vendit apo edhe jashte kufijve, i ka vendosur te miturit ne shume shtete perballe nje rreziku teper te larte te abuzimit seksual. Me dhjetera abuzues te tilla jane akoma edhe sot ne kontakt me femijet.
Vatikani ka ngritur aktualisht nje komisionin per te luftuar abuzimin e femijeve brenda kishes katolike. Por raporti i komitetit te OKB-se per te drejtat e te miturve, CRC, thote se selia e shenjte duhet te hape dosjet e anetareve te saj qe kane “fshehur krime”, duke i detyruar ne kete menyre te pergjigjen per veprimet e tyre.
Agjensia shprehet thellesisht e shqetesuar nga fakti qe vatikani nuk e ka pranuar shkallen e vertete te abuzimeve. Raporti i saj vjen pas marrjes publikisht ne pyetje te disa zyrtareve te kishes muajin e kaluar, kur iu kerkua te sqaronin perse nuk i leshojne te dhenat e plota dhe çfare po bejne konkretikisht per te parandaluar perseritjen e episodeve te ngjashme ne te ardhmen. Vatikani refuzoi ne muajin dhjetor nje kerkese te Kombeve te Bashkuara per te dhena te qarta mbi abuzimet me pretekstin se te tilla informacione mund te jepen vetem nese u kerkohen nga nje shtet tjeter, si pjese e procedurave ligjore.
Top Channel