“Dëgjohen shpërthime”/ Gazetari Artur Bibe raporton nga Tel Aviv-i: Disa raketa balistike në ajër, u aktivizua ‘Iron Dom-i’ Rrallëherë zgjedhjet lokale e kanë mbajtur Turqinë kaq shumë nën
tension, sa kësaj here, thote ‘Deutsche ëelle’ duke cituar gazeten
qeveritare “Yeni Safak”.
Në 30 mars, atje mbahen zgjedhjet për kryetarët e rinj të bashkive dhe këshillat bashkiakë. Por votime do te jene shume me teper se kaq: ato konsiderohen barometri i situates, nje matje e forcave politike për të sjellë qartësi në se Kryeministri Erdogan është mjaftueshem i fortë sa për të konkurruar në verë si kandidat për postin e presidentit.
Partia e Erdoganit AKP synon të fitojë në të gjithë vendin mesatarisht rreth 40 për qind të votave, pra po aq sa dhe në dy zgjedhjet e fundit lokale. Sipas një studimi të botuar nga gazeta kritike “Zaman”, ne fund te marsit, AKP-ja pritet te marre nje shuplake nga votuesit.
Përveç kësaj, Erdogani si kryetar i mundshem shteti nuk eshte aq i preferuar sa presidenti aktual Abdullah Gyl. fryma e ndezur që dominon fushatën elektorale lidhet me akuzat për korrupsion ndaj qeverisë së Erdoganit. Vete Kryeministri i hedh poshte akuzat me arsyetimin se jane nje komplot i lëvizjes të predikuesit islamik Fethullah Gylen dhe për këtë do te kerkoje te binde edhe kancelaren gjermane angela merkel gjate takimit ne Berlin.
Diplomatë e vezhgues te ndryshem mendojne megjithate se ne Gjermani Erdogani do te hase ne skepticizëm, ashtu siç ndodhi edhe gjate vizites se para pak koheve ne Bruksel. Shkak për acarimin e situatës ne Turqi eshte bere nder te tjera edhe ligji i ri për internetin, i cili pritet të miratohet këtë javë në parlamentin turk ku AKP ka shumicën. Ky ligj sipas opozitës legalizon censurën dhe arbitraritetin.
Top Channel