“Dëgjohen shpërthime”/ Gazetari Artur Bibe raporton nga Tel Aviv-i: Disa raketa balistike në ajër, u aktivizua ‘Iron Dom-i’
Të dhëna të reja të publikuara nga “Yahoo” demaskojnë aktivitetin e NSA-së dhe FBI-së, në lidhje me përgjimet telefonike dhe kompiuterike që këto agjensi realizojnë.
Të dhënat, të cilat i përkasin gjashtë muajve të parë të 2013-s tregojnë se agjensitë e sigurisë i kërkuan kompanisë që t’i dorëzonte të dhënat e mbi 30 mijë llogarive.
“Microsoft”, “Facebook”, “Linkedln” dhe “Google” kanë konfirmuar të gjithë më parë ekzistencën e këtyre kërkesave nga ana e autoriteteve.
“Yahoo” shtoi se midis tipit të informacionit të kërkuar përfshiheshin fjalë kyçe të emaileve apo mesazheve të menjëhershme, foto të postuara online nëpërmjet “Flickr”, të dhëna mbi kontaktet apo axhendën online.
Nga ana tjetër, firma pohoi se nuk ka marrë kurrë një kërkesë për informacion përsa i përket platformës bloguese “Tumblr”.
Një raport i përditësuar nga “Apple” gjatë javës së shkuar tregoi për herë të parë një numër në lidhje me kërkesat për informacion që NSA dhe FBI i kanë bërë kompanive teknologjike për përdoruesit e tyre.
Sipas këtij raporti, “Yahoo”-t i kanë mbërritur 30 mijë kërkesa të tilla gjatë gjashtë muajve të parë të 2013-s, “Microsoft”-it rreth 15 mijë, “Google” 10 mijë, “Facebook” rreth 5 mijë dhe “Apple” e “Linkedln” disa qindra.
Megjithatë, pas skandalit të përgjimeve të demaskuar nga ish-kontraktori i NSA-së, Edward Snowden, mbetet e paqartë se sa llogari janë përgjuar nga autoritetet amerikane pa aprovimin e kompanive ofruese të shërbimit.
Top Channel