Ukrainë, opozita: Më pak pushtet për Presidentin

04/02/2014 00:00

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar, deputetet e opozitës ukrainase
po përgatiten të kërkojnë një legjislacion, i cili të zvogëlojë
pushtetin e presidentit.

Ata pretendojne rikthikimi e Kushtetutes se meparshme, e cila do t’i jepte parlamentit kontroll me te madh mbi krijimin e Qeverive. Pas javësh te tera protestash antiqeveritare, lideret e opozites po perpiqen ta shtojne edhe ne kete menyre presionin mbi presidentin Viktor Janukovic.

Kryeministri Mykola Azarov dhe i gjithe kabineti i tij dhane doreheqjen javen e kaluar. Te henen, nje perfaqesues i Janukoviçit pohoi per agjensine e lajmeve AFP se kreu i shtetit do te vendose mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme nese nuk ka asnje rrugedalje tjeter nga kriza.

Sipas Yuriy Miroshnychenko, presidenti foli javen e kaluar me ligjvenes te partise se tij te rajoneve dhe u tha se zgjedhjet parlamentare e ato presidenciale, nuk ishin te pamundura.

Ndërkohë që qytetet e Ukrainës janë mbërthyer nga protestat dhe nga kriza politike, ekonomia e vendit mbetet e ngrirë. Javën e kaluar, një agjenci ndërkombëtare për vlerësimin e riskut e ka ulur vlerësimin e borxhit sovran të vendit.

Rusia, nga ana e saj ka njoftuar se do të shtyjë pagesat e tjera të kredisë për Ukrainën deri sa të formohet një qeveri e re. Kriza po i acaron më tej problemet ekonomike. FMN-ja e akuzon presidentin Janukoviç se ka dështuar në zbatimin e reformave ekonomike duke rritur shpenzimet buxhetore. nje tjeter arsye e ngercit te ekonomise është korrupsioni. Ukraina renditet e 144-ta nga 177 vendet në indeksin e organizatës ‘Transparency International’ për perceptimin e korrupsionit, më ulët se çdo vend tjeter në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB