Koha e defiçitit të matur me trilionë dollarë ka përfunduar në SHBA, të paktën për momentin.
Falë ekonomisë që po rimëkëmbet, kufizimit të shpenzimeve qeveritare dhe të ardhurave të shtuara nga taksat, parashikimi i Kongresit për defiçitin në 2014-n është prej 3% e totalit të vlerës së ekonomisë më të madhe të botës ose 514 miliardë dollarë.
Krahasuar me Prodhimin e Brendshëm Bruto, kjo pritshmëri shpeh një rënie të defiçitit me 27% krahasuar me vitin e shkuar.
Përsa i përket vitit 2015, defiçiti pritet të reduktohet në nivelin minimal të dekadës së fundit, në 478 milionë dollarë ose 2,6 të PBB-së dhe parashikohet të qëndrojë nën 3% edhe për disa vite të tjerë më pas.
Në bazë të këtij parashikimi, defiçiti vjetor do të prekë prapë një trilion dollarë jo më herët se viti 2022.
Diçka e tillë pritet të ndodhë sepse ndërsa rritja e të ardhurave do të shkojë në funksion të rritjes ekonomike, shpenzimet e qeverisë pritet të rriten më shpejt.
“Shpenzimet inkurajohen nga plakja e popullsisë, rritja e subvencioneve qeveritare, rritja e subvencioneve në shëndetësi dhe rritja e interesave për borxhet federale”, lexohej në raportin e publikuar.
Top Channel