
Kishte parashikuar mënyrën se si do të grabiste një këmbësor në rrugët e Rio de Janeiro-s në Brazil, por nuk kishte parashikuar reagimin e ‘rojtarëve’ banorë lagjesh në qytetin e madh brazilian që vetëorganizohen për t’u mbrojtur.
Rasti i një adoleshenti, që besohet të jetë nga 16 deri në 18 vjeç është vënë në qendër të mediave dhe opinionit publik në Brazil. Historia e tij është e rrallë. I riu u përpoq të grabiste me dhunë një këmbësor në një rrugë të qytetit, por fatmirësisht për këmbësorin dhe fatkeqësisht për grabistësin, rastësisht aty kaluan tre rojtarë me motoçikleta.
Pasi panë rastin, ata ndërhynë duke neutralizuar grabitësin. Por nuk u mjaftuan me kaq. Për të dhënë një shembull të mirë për të gjithë ata që provojnë të grabisin në lagjen e tyre, tre personat dhunojnë dhe zhveshin lakuriq adoleshtin dhe më pas e lidhin prej fyti me kavon e një biçiklete në shtyllën e një llampe ndriçimi.
Kalimtarët e rastit njoftuan policinë. Kur mbërritën në vendngjarje atë gjetën tërësisht lakuriq të riun dhe u ndesh ndërhyrja me mjete metalprerëse për lirimin e tij. I riu u shoqërua në spital për të mjekuar plagët e marra, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimin për gjetjen e dhunuesve të tij.
Top Channel