Aidon Matoshi ishte 20 vjeç, kur tre vjet me parë, ndërsa po lundronte ne internet me motren, Aiden, sheh rastësisht nje video që të dyve u pëlqeu menjëherë. Ishte një kërcim i veçantë që quhej “penguin dance”.

U pëlqeu shumë ky kërcim dhe filluan me humor t’u thonin të shtëpise që këtë kërcim do e bënin patjeter tek dasma e motrës, që asokohe s’ishte fare në horizont.

Por, kaluan tre vite dhe erdhi dita kur motra do të martohej.  Koha kur Aidonit i duhej të mbante premtimin. Bleu ne “ebay” kostumin e pinguinit dhe drejt e në pistën e kërcimit.

Kjo video tashmë është klikuar mbi 1 milion e 300 herë. Dhe të imagjinosh se Aidoni e hodhi në “youtube” që ta shikonin të afërmit që s’kishin marrë pjesë në dasëm.

Penguine “Dance Albania”

Aidoni e solli për herë të parë “Penguine Dance” në Shqipëri. Ndërkohë, ky kërcim është shumë popullor ne vendet e Evropes Lindore. Ai kercehet neper festa te ndryshme dhe eshte bere nje trend neper dasma.

Tashme ka nje perhapje marramendase ne Arabine Saudite. Në fakt gjysma e klikimeve të videos së Aidonit vijnë pikërisht nga Arabia.

Kërcimi në Arabi

Aq shumë popullor është bërë ky kërcim atje saqë edhe gazeta kryesore e vendit që quhet “Al Arabia” i ka kushtuar shkrime që zbulojnë edhe origjinën e kërcimit që i ka rrënjët në folklorin findlandez.

Kërcimi Al Arabia

Aidoni ka vetëm katër muaj që e ka publikuar videon në internet dhe po të marrësh në konsideratë shkrimin e bërë nga “BBC” dhe ofertat e shumta të bashkëpunimit nuk është e ekzagjëruar të thuash se është bërë i famshëm me penguin dance.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta