Obama do të vizitojë Arabinë Saudite

04/02/2014 00:00

Presidenti amerikan Barak Obama udhëton muajin e ardhshëm drejt Arabisë Saudite pas një ndalese në tre vende europiane.

Monarkia, aleate e vjeter e Shteteve te Bashkuara eshte ne itinerarin tashme te publikuar te shefit te Shtepise se Bardhe, qe perfshin takimin global mbi çështjet bërthamore në Holandë, konsultimet me NATO-n dhe BE-në në Bruksel dhe një vizite në Itali, ku do të takohet me Papa Françeskun e lidere vendas.

Bisedimet me Mbretin Abdullah do të fokusohen në çështjet e sigurisë rajonale, përfshirë luftën civile në Siri dhe negociatat ndërkombëtare me Iranin për një marrëveshje përfundimtare mbi programin bërthamor të republikes islamike, shqetesim i vazhdueshme per perendimin.

Edhe pse prej kohesh aleate te ngushte prej kohesh, te lodhur nga interesat e perbashketa ushtarake e ato te naftes, marredheniet e Amerikes me Arabine Saudite kane pesuar nje tendosje se fundi. Ngurrimi i presidentit Obama per te nderhyre ushtarakisht ne Siri shkaktoi pakenaqesi tek sauditet qe aktualisht, furnizojne me arme opoziten siriane.

Por relatat e mira mes tyre i ka lekundur edhe nje tjeter faktor: zbutja e SHBA-se me Ianin, rivali rajonal i Riadit. Marreveshja e perkoheshme mes tyre hyri ne fuqi ne janar dhe parashikon lehtesimin e sanksioneve amerikane kundrejt reduktimit te punes per pasurimin e uraniumit ne regjimin e ajatollaheve. Sauditet u ndjene te perjashtuar e thone se askush nuk e mori parasysh mendimin e tyre, duke i lene jashte ketij procesi. Por zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney e beri te qarte se aleanca me kete shtet mbetet themelore per Ameriken.

Pavaresisht dallimit te qendrimeve, deklaroi ai, mbetet i pandryshuar fakti qe ky eshte nje partneritet shume i ngushte dhe teper i rendesishem. Perpjekjet e ëashingtonit per te ruajtur te pacenuar marredhenien me sauditet i deshmojne qarte edhe dy vizita te sekretari te Shtetit John Kerry ne kete vend, ajo e vitit te kaluar dhe ndalesa gjate muajit janar, ku u diskutuan tentativat për paqe në Lindjen e Mesme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB