OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						Shefja e antiterrorizmit në Prokurorinë Mbretërore në Londër ka
paralajmëruar se ata britanikë, që do të udhetojnë drejt Sirisë për të
luftuar edhe ndaj një diktatori të urryer si Assad-i, sërish do të
ndiqen penalisht dhe mund të denohen deri me burgim të përjetshëm.
Sue Hemming tha se perben veper penale ne Britani te luftosh ne nje vend tjeter. Madje ajo shtoi se do te ndiqen penalisht edhe ata qe marrin pjese ne kampet e trajnimit te rebeleve. Komentet e saj behen ne nje kohe kur shtate shtetas britanik, mes tyre dy gra jane ne pritje te fillimit te procesit gjyqesor me akuza te lidhura me konfliktin sirian.
Kohet e fundit ka pasur nje rritje te madhe te numrit te arrestimeve apo edhe pas paralajmerit te shefit te anti-terrorizmit te Policise Metropolitane, per numrin gjithnje e ne rritje te te rinjve britanik qe ose kane udhetuar ose tentojne te shkojne drejt Sirise per te luftuar.
Sipas ligjit britanik te Terrorizmit te vitit 2006 jane te jashteligjshme aktet parapergatitore per terrorizem apo ndihma e personave te tjere ne aktivitete te tilla, ligj qe parashikon edhe burgimin e perjetshem. Nderkohe pjesemarrja ne kampet stervitore apo trajnimi si terrorist parasheh nje denim deri ne dhjete vjet heqje lirie. Nje grupim rebel sirian Fronti al-Nusra qe operon ne Siri eshte cilesuar i jashteligjshem nga Qeveria britanike per lidhjet e saj me al-Kaeden.
Scotland Yard njoftoi muajin e kaluar se arrestimet per terrorizem te lidhura me Sirine jane ne rritje ku deri me tani jane arrestuar 16 britanikë per kete viti, krahasuar me 24 vete ne vitin 2013. Numri i pergjithshem i britanikeve qe marrin pjesen ne konfliktin sirian vleresohet ne disa qindra, sipas burimeve zyrtare, ku rreth 20 prej tyre, mendohet se jane vrare ne luftime.
Top Channel