BBC-ja ngatërron kalin me prostitutat
04/02/2014 00:00
Redaksia e informacionit të BBC-së i ka uruar Vitin e Ri Kinez teleshikuesve të saj duke shkruar tek titrat “Mirësevini në vitin e prostitutave”.
Gabimi trashanik me titrat ndodhi gjatë edicionit të lajmeve të së premtes së shkuar. Në vend që të shkruante “Welcome to the year of the horse” (Mirësevini në vitin e kalit), BBC shkroi “Welcome to the year of the whores” (Mirësevini në vitin e prostitutave).

Menjëherë pati reagime në rrjetet sociale për këtë gabim qesharak. Ja çfarë shkruan një grua angleze: “Titrat e lajmeve tek BBC-ja sapo më informuan që paskemi hyrë në vitin kinez të prostitutave.”
Top Channel