“Selfie” më e rrezikshme e bërë ndonjëherë
03/02/2014 00:00
Një “selfie” me çdo kusht. Fotoja që Christian i ka bërë vetes duke u ndjekur nga një dem i tërbuar gjatë Houston Bull Run, event në Teksas, është bërë e famshme në internet. Një pamje dramatike dhe qesharake në të njëjtën kohë.
21-vjeçari e bëri “selfie”-n, por u plagos në kokë duke u detyruar të shkojë në spital.
Në Houston Bull Run morën pjesë rreth 3500 persona dhe njëri prej tyre fotografoi Christian-in duke fotografuar veten në një moment kur më mirë do të ishte të përqendrohej vetëm tek vrapimi.

Top Channel