" /> ">
Kur studentja e modës, Anais Bordier, po shikonte mes videove në “YouTube”, mbeti e befasuar kur pa një fytyrë që ngjante ekzaktësisht si e saja.
Në një rastësi pothuajse të pabesueshme, Bordier zbuloi se me vajzën që kishte parë në video ndante më shumë se sa vetëm fytyrën e saj.
Nga kërkimet që Bordier realizoi, mësoi se në të vërtetë, ajo kishte zbuluar motrën e saj binjake, me të cilën ishte ndarë që në lindje.
Të dyja motra lindën në Seul, në Korenë e Jugut, por prindërit e tyre natyralë nuk mund t’i mbanin dhe i dhanë për birësim.
Dy binjaket, majtas Futurman, e biresuar ne SHBA dhe djathtas motra e biresuar ne France
Shumë shpejt, njëra motër u birësua nga një familje franceze dhe u transferua për të jetuar në Paris, ndërsa tjetra u birësua nga një familje amerikane dhe u rrit e jeton në Nju Xhersi.
Pas takimit emocionues që Bordier dhe Futerman mbajtën, tashmë të dy motrat do të kenë edhe një eksperiencë tjetër së bashku, atë të një dokumentari që do t’i kushtohet historisë së tyre.
Top Channel