Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara për paqe në Lindjen e
Mesme kane hyre ne muajin e shtate, megjithate arritja e nje
marreveshjeje duket e larget, sidomos me rishfaqjen e tensioneve mes
Izraelit dhe Uashingtonit.
Irritimi qe shkaktuan komentet e Sekretarit amerikan te Shtetit John Kerry ne shtetin hebre, ka qene i qarte. Nga konferenca e sigurise ne Mynih, kryediplomati amerikan paralajmëroi se nëse bisedimet e paqes me palestinezët dështojnë, Izraeli mund të ndeshet me bojkote të reja ndërkombëtare.
“Ekziston një fushatë që po zgjerohet për delegjitimimin e Izraelit. Njerëzit janë tepër të ndjeshëm. Po diskutohet mundësia e bojkoteve dhe masa të tjera. A do të na shërbente një gjë e tillë?”, tha Kerry.
Në takimin e përjavshëm të kabinetit qeveritar në Jeruzalem, ministrat izraelitë i konsideruan këto komente si kërcënim të drejtpërdrejtë: bëni lëshime ndaj palestinezëve, përndryshe do të paguani haraçin. Reagimi i ministrit te Çështjeve Strategjike Yuval Steinitz ka qene i menjehershem.
“Komentet e sekretarit te Shtetit John Kerry ishin te dhimbshme, te padrejta dhe te papranueshme. Nga shteti i izraelit nuk mund te pritet qe te negocioje me revolen tek koka kur ne diskutim jane ceshtje qe kane te bejne ne menyre te drejtperdrejte me interesat tona kombetare”, theksoi Steinitz.
Departamenti i Shtetit nxori me vone një sqarim ku thuhej se pohimet e Kerry-t jane marre nga konteksti dhe se shefi i diplomacise amerikane po fliste vetem per veprime te ndermarra nga pale te tjera, ndersa ai vete kundërshton me forcë çdo lloj bojkoti ndaj Izraelit. Aktualisht, eshte Bashkimi Evropian ai qe ka kercenuar hapur të bojkotojë produkte nga vendbanimet hebraike dhe disa kompani nga kontinenti i vjeter i kanë ndaluar aktivitetin e biznesit me kompani izraelite që veprojnë në Bregun Perëndimor.
Top Channel