Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Al Kaeda ka mohuar çdo lidhje me grupin ekstremist fetar “Shteti Islamik i Irakut”, i njohur si ISIS i angazhuar në luftimet kundër presidentit Bashar al-Assad në Siri.
Në një njoftim në rrjetet xhihadiste, organizata terroriste thotë se ISIS nuk është pjesë e Al Kaedas dhe këmbëngul që mbështetësit e saj të rreshtohen në radhët e Al-Nusra-s, një tjetër grup ekstremist që vepron në Siri.
“Al Kaeda nuk ka asnjë lidhje me grupin e quajtur ISIS. Al Kaeda nuk është informuar dhe as është kërkuar këshilla e saj për themelimin e këtij grupi. Al Kaeda nuk mbështetet këtë grup dhe s’ka asnjë lidhje me të, ndaj Al Kaeda nuk është përgjegjëse për aksionet e ISIS”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në internet.
ISIS mendohet se është formuar në prill të vitit të kaluar nga komandantë që më parë vepronin në çadrën e Al-Nusra-s. Që prej asaj kohe, grupet fraksionet e opozitës së armatosur, përvec betejës me forcat e presidentit Bashar al-Assad po zhvillojnë edhe një betejë tjetër të përgjakshme brenda vetë opozitës.
Rebelët laikë të Ushtrisë Siria e Lirë janë përleshur disa herë me militantët e ISIS. Muajt e shkuar janë ndërmarrë disa operacione të koordinuara duke kapur disa baza të ISIS në veri të Sirisë. Vetë ISIS mendohet se ka një forcë nga 3 deri në 5 mijë luftëtarë, që përvec Sirisë, janë të angazhuar në sulme edhe në Irak.
Top Channel