Panamaja vendosi lirimin e 32 anëtarëve të ekuipazhit të një anije koreanoveriore, e ndaluar gjashtë muaj më parë në ujrat panamezë duke transportuar në mënyrë të jashtëligjshme armë të siguruara në Kubë.
Megjithatë, kapiteni i anijes dhe dy nënoficerë do të mbeten ende të burgosur, pasi mbi ta rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të armëve.
Kuba thotë se avionët e kohës sovjetike dhe armatimet e tjera të zbuluara në hambarin e anijes po dërgoheshin në Korenë e Veriut për riparime.
Sipas autoriteteve vendase, kalimi i kësaj dërgese përmes Kanalit të Panamasë vendosi në rrezik sigurinë kombëtare.
Më parë gjatë muajit, pronari i anijes pranoi që të paguante një dorëzani prej 670 mijë dollarësh për lirimin e mjetit.
Top Channel