Një aktor i mirënjohur iranian bëri të njohur për herë të parë arsyen se përse nuk kishte aktruar në tetë vitet e fundit.
66-vjeçarit Mahmoud Basiri iu ndalua ushtrimi i profesionit në vitin 2005, kur Nexhat Ahmadinejati u shndërrua në President të Iranit, pasi aktori dhe kreu i shtetit kanë një ngjashmëri të habitshme midis tyre.
Basiri është i njohur në Iran për një sërë rolesh komike të realizuara gjatë viteve, por askush nuk e dinte arsyen se përse ai pothuajse ishte zhdukur nga jeta publike gjatë viteve të fundit.
Aktori, i cili fare mirë mund të ishte sozia e Ahmadinejadit gjatë viteve që ai drejtoi vendin (2005-13), tregoi se mësoi për ndalimin që i ishte vendosur prej Teheranit prej një telefonate të avokatit të tij.
Basiri bëri publike këto deklarata gjatë një takimi me disa studentë të Fakultetit të Teheranit.
Pavarësisht dëmit që i ishte bërë, aktori theksoi se nuk i mban asnjë mëri ish-presidentit dhe se do të pranojë të luajë një film biografi të Ahmadinejad vetëm nëse për këtë do të marrë lejen e personazhit më të njohur që mban fytyrën e tij…
Top Channel