Trierweiler: E shokuar nga tradhëtia e Hollande

30/01/2014 15:45

Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, foli për herë të parë për momentin tronditës në të cilin mësoi nga shtypi për tradhëtinë e partnerit të saj, Francois Hollande.

Trierweiler e krahasoi këtë moment me rënien nga një qiellgërvishtës dhe pohoi se për disa ditë kishte qenë në gjendje shoku.

Në një intervistë, 48-vjeçarja tha gjithashtu se refuzoi të besonte spekulimet deri në momentin kur pa fotot në revistën “Closer”.

Trierweiler kaloi disa ditë në spital pas mësimit të lajmit dhe që prej atëherë është vendosur e vetme në një rezidencë në Versajë.

Megjithatë, ish-partnerja e Hollande, e cila është divorcuar dy herë më parë, theksoi se e ka kaluar situatën e vështirë dhe se nuk po përjeton më një krizë personale.

Një javë më parë, Presidenti i Francës deklaroi se kishte vendosur t’i jepte fund bashkëjetesës së tij me Trierweiler, me të cilën ai nuk ishte i martuar.

Megjithatë, Hollande nuk ka konfirmuar ose mohuar ende vërtetësinë e lidhjes së shpallur nga “Closer” me aktoren 41-vjeçare Julie Gayet.

Të motivuar nga kjo ngjaje, politikanët e opozitës kanë akuzuar presidentin si burracak dhe egoist.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA