“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t Njerëz të mëdhenj të historisë së Shqipërisë në jo pak raste janë lënë në harresë, e për të mos folur çfarë ndodh me vendin ku ata kanë jetuar.
Në Fishtë të Lezhës gjendet shtëpia ku ka jetuar Gjergj Fishta. Kjo ndërtesë e braktisur është lënë jashtë çdo vëmendjeje shtetërore. Por, është dikush që përpiqet të ruajë ermin e Fishtës. Ai është Altin Prenga. Megjithëse nuk ka asnjë lidhje familjare me patriotin e madh, ai organizon çdo vit festa për ditëlindjen e Fishtës, për të kujtuar këtë shqiptar të cilin diktatura u përpoq ta fshijë nga historia, por edhe pas viteve ‘90 nuk po bëhët ndonjë gjë për ta vendosur aty ku i takon.
Disa kilometra larg Lezhës është Famullia e Kuklit, ku shërben Dom Nik Ukgjini. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë vend është se këtu ka jetuar dhe punuar Ndre Mjeda. Me një përkushtim të madh, Dom Nika punon për të rujtur shtëpinë e Mjedës dhe ka dhënë një ndihmesë të madhe për të restauruar tavolinën ku Mjeda ka shkruar një pjesë të madhe të veprave të tij.
Migjeni është një tjetër emër i letrave shqipe i cili duket se është lënë në harresë. I vetmi institucion ku është e përjetësuar vepra dhe jeta e poetit është shkolla ku ai dha mësim në rrethin e Pukës. Kjo godinë, e kthyer në muze, sot ka mbetur në mjerim, e mbuluar nga pluhuri i harresës. Vendi ku Millosh Gjergj Nikolla ngryste netët e acarta të dimrit nën shoqërinë e sëmundjes që nuk i bëri dot ballë, sot jeton me kujtimet dhe veprat e tij në çdo cep të mbuluar nga lagështira dhe mungesa e përkujdesjes së shtetit.
Gjithçka është në dorën e një zotërie i cili vendoset për tu kujdesur për këtë vend.
Eshtrat e Hasan Prishtinës në Tiranë
Hasan Prishtina është ndër të paktat figura të shquara të historisë së kombit tonë për të cilin janë ngritur tre monumente. Tirana, Shkupi dhe Prishtina, tre qendrat e shqiptarëve, kanë nderuar ish-kryeministrin e Shqipërisë.
81 vite pas atentatit kundër tij, pasardhësit kanë vendosur t’i dërgojnë një kërkesë shtetit shqiptar për të zhvendosur mbetjet mortore nga Kukësi në “Varrezat e Dëshmorëve“ në Tiranë. Mehmet Prishtina, nipi i patriotit të madh shqiptar, ka ndërmarrë disa nisma për të nxjerrë në pah veprimtarinë e njërit prej arkitektëve kryesorë të shtet-krijimit shqiptar.
Në kërkesën drejtuar udhëheqësve më të lartë të vendit tonë, familja Prishtina rendit një pjesë të madhe të të mirave që Hasan Prishtina i solli Shqipërisë. Ai përmendet për platformën politike “14 Pikat e Hasan Prishtinës“, pjesëmarrjen në çdo organizëm për të kundërshtuar pushtimin osman si dhe ndihmesën në trasenë drejt pavarësisë në vitin 2012.
Në letër kërkohet që Tirana të jetë vendi ku do prehet përfundimisht Hasan Prishtina dhe rivarrimi të jetë ceremonial, ashtu si në rastin e Mbretit Zogu I.
Top Channel