Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Korea e Veriut ka nisur punimet për ngritjen e bazës ushtarake në
lokalitetin Sohae, ku do të jetë e mundur lëshimi i raketave balistike
në gjendje të godasin Shtetet e Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti koreano-amerikan në Universitetin Johns Hopkins, sipas të cilit Peniani mund të jetë duke u përgatitur për realizimin e një programi sulmesh më konkret në të ardhmen.
Sipas burimit, punimet mund të lejojnë kryerjen e lëshimeve të mjeteve më të mëdha fluturuese dhe raketave balistike në gjendje të godasin objektiva në veri-lindje të Azisë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në fillim të muajit, udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un lëshoi kërcënimin e radhës për një “katastrofë bërthamore” në gadishullin korean, gjatë një mesazhi drejtuar popullit.
“Rrethana të rrezikshme po shpalosen, të cilat mund të shndërrojnë një përplasje të vogël ushtarake, në një luftë gjithëpërfshirëse. Nëse shpërthen lufta në këtë tokë do të sjellë një katastrofë të tmerrshme bërthamore. Madje, as Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të sigurt”, tha Kim Jong-un.
Kim Jong-un bëri thirrje për marrëdhënie më të mira me Korenë e Jugut. “Është koha t’i japim fund abuzimit dhe shpifjeve, sepse shërbejnë vetëm për të dëmtuar dhe gjithçka që frenon pajtimin dhe bashkimin nuk duhet të ndodhë më”, theksoi ai.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut foli edhe për eliminimin e “fraksionit të ndyrë”, duke iu referuar për herë të parë ekzekutimit të ungjit të tij, Chang Song-thaek, më 13 dhjetor, i cili u akuzua për “akte tradhëtie”. Kim Jong-un tha se eliminimi ka fuqizuar vendin 100 herë.
Top Channel