Avioni përballë shtrëngatës

30/01/2014 16:20

Nëse keni frikë nga fluturimi, pas këtyre fotove vështirë se do të fluturoni përsëri.

Këto imazhe të jashtëzakonshme u realizuan nga fotografi Ramon Stalenhoef, 39 vjeç, jo nga ndonjë platformë apo helikopter, por prej ballkonit të apartamentit të tij në Amsterdam.

Në foto, shfaqet një avion i KLM-së, linjës kombëtare holandeze, që i duhet të përballet me një superstuhi gjatë ngritjes prej aeroportit të “Schiphol”-it.

“Avioni është në prag të futjes brenda një zone stuhie. Ishte një imazh që më goditi, ndaj mora aparatin dhe shkrepa fotografitë. Ajo që befason më shumë njerëzit është fakti që i kam bërë këto foto nga ballkoni i shtëpisë sime, një apartament në katin e dytë të një pallati prane aeroportit”, tha Stalenhoef.

Ndonëse avioni e përballoi me sukses shtrëngatën, me shumë gjasë fotot e holandezit do të tërheqin në të ardhmen vëmendjen e regjizorëve të frymëzuar nga Apokalpsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA