Indi, doktorët shpëtojnë gruan më të gjatë në Botë

29/01/2014 00:00

Gruaja më e gjatë në Botë më në fund mund të mos zgjatet më pasi doktorët i hoqën me sukses një tumor në tru. Siddiqa Parveen është 2.33 metra e gjatë dhe doktorët në Nju Delhi të Indisë i realizuan një operacion që e shpëtoi nga paralizimi dhe verbëria.

28-vjeçares po i thyhej shtylla kurrizore dhe po humbte pak nga pak shikimin si rezultat i rritjes së pandalshme që i vinte nga një tumor në tru. Ky tumor prodhonte me tepri hormone rritjeje që po i rrezikonin jetën indianes.

Më parë Siddiqa ka pasur fraktura të vogla në shtyllën kurrizore dhe prej vitesh nuk ishte në gjendje të qëndronte drejt në këmbë.

Neurokirurgu Ashish Suri tha se operacioni u realizua me sukses: “Tumorin duhej ta nxirrnim nga hunda duke futur një endoskop në të. Pati humbje të mëdha gjaku, por gjithçka shkoi mirë.”

Siddiqa, e cila ështëshpallur gruaja më e gjatë në Botë nga Libri i Rekordeve Guinness në vitin 2012, është operuar në datën 16 janar dhe ndodhet ende në spital. Doktorët thonë se gruaja që peshon rreth 130 kilogramë ka nevojë edhe për psikolog pasi përmasat e saj e kanë bërë që të ketë një jetë të izoluar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta