“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Në pamje të parë Ajifa Khatun duket si një vajzë e vogël, por në fakt kjo vajzë indiane ka mbushur tashmë 19 vjeç. Rritja e saj normale është ndalur pak para se të festonte ditëlindjen e dytë dhe Ajifa peshon vetëm 7.7 kilogramë.
Adoleshentja ka qenë një fëmijë i shëndetshëm kur lindi në vitin 1994, por papritur nuk u rrit më. Doktorët qetësuan prindërit e saj duke i thënë se vajza do të rritej përsëri. Më pas thanë se e vogla kishte kancer për ta ndërruar teorinë e tyre më vonë me një çrregullim hormonal.
Sot e kësaj dite, prindërit e Ajifas ende nuk e dinë pse vajza e tyre është në këtë gjendje.

Shkencëtarët mendojnë se 19-vjeçarja mund të ketë sindromën Laron, një çrregullim shumë i rrallë gjenetik që ka prekur vetëm 300 persona në të gjithë globin.

Njerëzit me sindromën Laron kanë mungesë të hormonit IGF-1, hormon që stimulon qelizat të rriten dhe të ndahen për të formuar qeliza të reja.
Top Channel