SHBA, anulohen mijëra fluturime

28/01/2014 00:00

Koha e keqe rikthen kaosin në qiejt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa mbi 2 800 fluturime u anuluan për shkak të valës së të ftohtit që ka pushtuar vendin.

Acari polar ka goditur zonën e Miduestit dhe Bregun Lindor, me temperaturat që kanë arritur ndjeshëm nën zero në Chicago apo Nju Jork.

Aeroporti më i goditur nga anulimet e fluturimeve është ai i Atlantës, në Xhorxhia, por janë të shumta pistat e ngrira që janë bërë pasojë e anulimit të mijëra fluturimeve të planifikuara gjatë ditës.

Për shkak të bllokimit që kanë krijuar rreshjet e dendura të dëborës, shumë lokalitete po përballen me vështirësi në sigurimin e ngrohjes, për shkak të pamundësisë për t’u shërbyer me gaz.

Paradoksalisht, Bregu Perëndimor i SHBA-ve vazhdon të përjetojë temperatura të larta, të krahasueshme me temperaturat pranverore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA