Ku qëndrojnë bakteret në një shtëpi

28/01/2014 17:30

Nuk ka rëndësi se sa e pastër është një shtëpi, ajo do të jetë gjithsesi e mbushur me miliona baktere të dëmshme në çdo cep.

Megjithatë, duke njohur vendet më të preferuara për “armatat” e mikrobeve të padukshme, kemi një shans më të mirë për t’i luftuar dhe për të shmangur sëmundjet që ata krijojnë.

Revista “Real Simple” organizoi një studim, për të përcaktuar vendet më të infektuara brenda një shtëpie dhe rezultati ishte befasues: Bishti i filxhanit ose gotës së kafesë është më i rrezikshmi për shëndetin tonë.

Sipas kësaj reviste, këto janë sendet nga të cilat duhet të bëjmë kujdes.

Në tualet

Tapeti tek dera e banjos
Ulësja e WC-së
Mbajtësja e furçës së dhëmbëve

Në kuzhinë
Bishti i filxhanit dhe ekspresit të kafesë
Tasi ku hanë kafshët shtëpiake
Doreza e gradacionit të sobës

Në dhomë
Telekomanda
Lodrat e kafshëve
Çelësi i dritave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA