Tranzicioni politik në Siri

27/01/2014 00:00

Në tryezën e bisedimeve për Sirinë në Gjenëve të Zvicrës palët do të diskutojnë për një cështje të vështirë; transferimin e pushtetit. Korrespondentja e BBC-së thotë se “gjatë takimit do të shtohet presioni ndaj qeverisë së Bashar Al Asadit, për të përmbushur planin e OKB-se, për dërgimin e ndihmave humanitare në qytetin e Homsit.

Pjesa e vjetër e tij mbahet e rrethuar prej Qershorit te vitit 2012”. Zv/ministri i Jashtëm I Sirise, Faizal Mekdad tha se “gratë dhe fëmijet janë të lirë për tu larguar nga qyteti, por janë grupet e armatosur- sipas tij- qe po ndalojnë shpërnguljen e tyre”.I derguari I OKB-se, Lakdar Brahimi tha se opozita ka pranuar të paraqesë listen e të burgosurve te rregjimit, që mbahen nga grupet e armatosur.  Ai shpreson qe karvanet e OKB-se dhe Kryqit te Kuq të shkojnë në Homs, të hënën.

Qindra njerez mendohet se kanë mbetur të bllokuar në pjesë të vecanta të qytetit. Një aktivist brenda Homsit i tha BBC-së se “ka shumë viktima dhe shumë njerez të bllokuar në zonat e rrethuara, përfshire fëmijë dhe të moshuar, të cileve u mungojnë ushqimet apo medikamentet”.

Brahimi tha se bisedimet e Gjenevës po ecin ngadalë dhe ai shpreson që palët të hënën të bëjnë një deklaratë të përgjithshme për menyrën se si do të ecet me tej”. Sipas tij eshte ende heret për të folur për prespektivën e një marrëveshjeje.Opozita dhe qeveria sirianë janë thellesisht të ndarë për qellimet e konferences se Gjeneves.

Delegacioni i regjimit thote se “së pari duhet të gjendet zgjidhja për terrorizmin e mbështetur nga jashtë. Nga ana tjeter opozita këmbëngul se regjimi është i angazhuar për të shkruar komunikatën e Gjeneva 1, ku flitet për tranzicionin politik apo per formimin e nje qeveri tranzicioni qe do të perfshije anetare te qeverise, te opozites apo grupe te tjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB