Papa Françesku: Kurrë më Holokaust!

27/01/2014 00:00

“Kurrë më tmerret e Holokaustit, turpi i njerëzimit”.

Ky është mesazhi, që Papa Françesku i ka dërguar mikut të tij Abraham Skorka, rabin i Buenos Airesit, në ditën botërore kushtuar kujtimit të viktimave të Holokaustit.

Ati i Shenjtë ka zgjedhur këtë mënyrë intime për t’i shprehur afërsinë e tij hebrenjve; nëpërmjet një letre të shkruar vet me dorë në spanjisht dhe drejtuar një miku të tij rabin.

Në letër, Papa uron që “secili të ndiejë dëshirën për t’u angazhuar, që tmerre të tilla të mos përsëriten më”.

Ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se ai do të hapë arkivat sekrete të Vatikanit, për të hedhur dritë mbi veprimtarinë e Kishës dhe të Papa Pios së 12, gjatë Holokaustit.

Me sa duket, ai ka ndër mend ta bëjë këtë hap të rëndësishëm, përpara kanonizimit të këtij Pape.

Shumë historianë kanë kritikuar Selinë e Shenjtë, se nuk ka bërë aq sa duhej në atë kohë për të kundërshtuar planet e Gjermanisë për shfarosjen e hebrenjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA