Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Ministrja e Drejtesisë e Ukrainës paralajmëroi protestuesit se ajo do të
kërkojë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, nëse ata nuk largohen
nga ndertesa që e mbajnën nën kontroll.
Olena Lukash i tha medias lokale se “ajo do t’i drejtohet Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare”.
“Unë jam një prej anëtarëve të grupit të punës për të gjetur një zgjidhje për situatën aktuale. Jam e detyruar t’i drejtohem Presidentit te Ukraines dhe t’i kërkoj të ndalojë bisedimet derisa ndërtesa e Ministrisë të lirohet menjehere dhe pjesëmarrësve të mos i jepet një mundësi për t’i gjetur një zgjidhje paqësore konfliktit”, tha Lukash.
Protestuesit të dielën në mbremje morën nën kontroll ndërtesën në Kiev pa ndeshur qendresë. Një prej protestuesve u tha gazetareve se “marrja e ndërtesës është një hap simbolik i njerëzve të kryengritjes. Tani, këta autoritete janë të zhveshur nga drejtesia- tha ai”. Një prej organizatoreve shpjegoi se ndërtesa u përdor si një strehë, sepse protestuesit po përballeshin me temperaturat e ulta dhe ngricën.
“Nëse Ministria e Drejtesisë nuk lirohet, unë do të jem e detyruar ti drejtohem kolegeve, anetareve te Keshillit te Sigurise dhe Mbrojtjes dhe ti kerkoj te disktojnë për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme në vend”, tha Lukash.
Javën e kaluar edhe parlamenti i Republikes Autonome te Krimesë- qe konsiderohet si përkrahes i Janukovic- i kërkoi atij të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme.Protesta po përhapen në të gjithë Ukrainën. Protestuesit kanë marrë nën kontroll ndërtesat e bashkisë në më shumë se 10 qytete.
Kjo po ndodh edhe zonat lindore, të cilat kanë patur lidhje të ngushta me Rusinë, ku presidenti Viktor Janukovic gëzon mbështetje te forte. Kriza në vend u përhap pas vendimit të presidentit për të mos nënshkruar marrëveshjen me Bashkimin Europian dhe kulmoi me vrasjen e katër aktivisteve, ditët e fundit.
Top Channel