Japonia regjistroi një defiçit tregtar rekord gjatë 2013-s, pasi dobësimi i jenit rriti ndjeshëm kostot në importin e energjisë.
Defiçiti tregtar i vendit me ekonominë e tretë më të madhe të botës arriti në 112 miliardë dollarë, një rritje dramatike prej 65% në krahasim me 2012-n.
Importi i energjisë ka qenë zëri kryesor që ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të importeve, si rrjedhojë e mbylljes së të gjithë reaktorëve bërthamorë pas krizës së Fukushimës dhe dobësimit të monedhës vendase.
Rritja e inflacionit është një politikë që po ndjek Tokio zyrtare me qëllim që të rrisë eksportet dhe gjatë vitit të lënë pas, jeni humbi 20% të vlerës së tij ndaj dollarit amerikan.
Ky është viti i tretë radhazi që Japonia, tradicionalisht e njohur për fuqinë e eksporteve të saj, thyen një rekord të ri në defiçitin tregtar.
Stanjacioni afatgjatë dhe këto të dhëna të reja vetëm sa rrisin shqetësimin mbi ekonominë japoneze, e cila po humbet gjithmonë e më shumë terren në rajonin e Azisë Juglindore, përballë ekspansionit të vazhdueshëm të rivalëve kinezë.
Top Channel