Ukrainë, opozita refuzon ofertën e Yanukovych

26/01/2014 09:25

Lideri i opozitës ukrainase, Arseniy Yatsenyuk deklaroi se protestat do të vazhdojnë, ndërsa refuzoi ofertën e presidentit Yanukovych për të marrë postin e kryeministrit.

Yatsenyuk u shpreh se opozita është e gatshme që të marrë pushtetin, por përpara se kjo të ndodhë duhet të përmbushen një sërë kërkesash, përfshi zgjedhjet e parakohshme.

Ndërkohë, përplasje u regjistruan edhe gjatë natës, me aktivistët që mësynë disa institucione shtetërore.

Propozimi i Yanukovych për t’i ofruar opozitës pozicionin kyç në ekzekutivin e vendit erdhi ndërsa gjatë javës janë shënuar të paktën pesë viktima në përballjet me forcat e rendit.

Oferta e Yanukovych parashikonte gjithashtu që ish-kampionit të botës në boks dhe një prej figurave kryesore të opozitës, Vitalti Klitschkos, t’i ofrohej pozicioni i zëvendëskryeministrit.

Presidenti Viktor Yanukovych kishte premtuar më herët se do të bënte lëshime në përpjekje për të qetësuar situatën në vend, duke bërë apel për ndryshimin e ligjit anti-protestë dhe duke premtuar riformatim të kabinetit.

Por Vitaly Klitschko, një nga liderët e opozitës të ftuar në bisedime, kishte thënë se protestuesit tani kërkonin dorëheqjen e presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA