Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Media franceze raporton se Presidenti francez, Francois Hollande do të
shpallë zyrtarisht ndarjen nga partnerja e tij zyrtare, Valerie
Trierweiler.
Por nuk vonoi shume dhe presidenca franceze i quajti keto “zëra false”.Ditë më parë, revista ‘Closer’ publikoi fotot qe tregonin lidhjen e tij me aktoren 41-vjecare Julie Gayet.
Hollande nuk mohoi lidhjen e re por nga ana tjeter, pranoi se “po kalonte nje moment të vështirë në marrëdhenien e tij me Trierweiler”. Te enjten ajo pushoi nga puna avokatin e saj sepse tha se “ajo kërkonte t’i jepte fund marrëdhenies me Hollande me “sa me shume dinjitet”. Te dielën, Trierweiler, e cila vazhdon punën si gazetare për revistën “Paris Match” do të udhetojë në Indi në mbeshtetje te nismës se bamiresisë franceze kundër urisë. Ajo kaloi nje javë në spital pas publikimit të fotove dhe pas daljes prej tij, qendroi në Pallatin e Lanternes, në afërsi të Versajës.
Gazeta franceze “Le Parisien” shpjegoi se ajo do të largohej te shtunen dhe do te kthehej në apartamentin e saj. Një prej njerezve te saj te afert tha se Hollande ka biseduar me te, dhe ajo e ka cilesuar situaten si një fakt të kryer, por ajo ia la atij inisiativen”.
Trierweiler dhe Hollande nuk kane qene kurre te martuar. Ajo e beri publike lidhjen e tyre gjashte muaj ndarjes se tij me ish-partneren, Segolene Royal me te cilen ka kater femije. Nga ana e saj aktorja 41-vjecare, Gayet ka hedhur në gjyq revistën “Closer” ku u publikuan fotot, duke e akuzuar për shkelje të privatësisë. Sipas kesaj reviste, lidhja mes Hollande dhe Gayet kishte nisur gjate fushates presidenciale në vitin 2012.
Top Channel