Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Udhëheqësi i protestave në Tajlandë, Suthep Thaugsuban, ka premtuar se mbështetësit e tij nuk do të pengojnë zhvillimin e procesit të votimit në fundjavën e ardhshme.
Suthep tha se protestuesit nuk do të pengojnë njerëzit të hedhin votën e tyre, por do të bëjnë demonstrata jashtë vendvotimeve.
Protestuesit kërkojnë nga kryeministrja e vendit të dorëhiqet dhe një reformim të plotë të sistemit. Protestat në Tajlandë kanë nisur në muajin nëntor dhe njerëzit kërkojnë që vendin ta qeverisë një “këshill populli” derisa të ndryshohet sistemi politik.
Ata thonë se qeveria e kryeministres Yingluck Shinawatra po ndikohet nga vëllai i saj, ish-lideri Thaksin Shinawatra. Rreth 9 persona kanë vdekur që nga nisja e protestave vitin e kaluar.
Top Channel