Arrestohet i arratisuri nga burgu grek   

25/01/2014 00:00

‘Bëni çfare të doni me mua, vetëm në Greqi mos më çoni”. Kjo ka qene
fraza e të shumëkërkuarit prej 10 muajsh Ilir Kupa, sapo në duar i janë
vendosur prangat nga Policia e Tiranës.

Ilir Kupa, 27 vjeç u arratis ne mars 2013, se bashku me dhjete persona te tjere nga burgu i Trikallas, ndersa gjate ndjekjes se policise greke, tre prej tyre mbeten te vrare, dy prej te cileve ishin Marjan Kola dhe Edison Lika. Per të shumëkerkuarin Ilir Kupa policia greke gjate veres i percolli informacion pales shqiptare per dyshimet se ai kishte kaluar kufirin se bashku me nje te bashkedenuar tjeter.

Nje burim i tha Top Channel se prej ditesh agjente te krimeve dhe te forcave speciale mbanin nen vezhgim zonen periferike te Tiranes, derisa eshte rene ne gjurmet e Ilir Kupes. Pergjate mesnates se te premtes, ne një rruge dytesore mbas nje qendre tregtare, nje postbllok policie ka tentuar te ndaloje nje automjet me targa te huaja, ne te cilin ndodhedhin tre persona.

Menjehere thuhet me tej per kete operacion, forcat e policise se komisariatit numer 6 dhe te kryeqytetit jane vene ne ndjekje te auomjetit, duke bllokuar rruget hyrese dhe dalese. Gjate ndjekjes automjeti ku ndodhej Ilir Kupa ka dale nga rruga, ndersa thuhet se ne aksion ka patur edhe shkembim zjarri mes tyre dhe policise. Dy persona te tjere jane larguar nga vendngjarja, nderkohe qe policia ka arrestuar Ilir Kupen.

Ne aksion policia ka zbuluar brenda automjetit arme dhe maska, çka i ka bere hetuesit te dyshojne se ky grup mund te jete i njejti me ate qe grabiti ne nje qender tregtare nen masken e babagjysheve. Keto dyshime jane hedhur paraprakisht per shkak te nje informacioni te percjelle nga autoritetet greke per nje tjeter grabitje te ndodhur ne Greqi nga pesona te maskuar si mjeke.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vlerësoi operacionin e realizuar me sukses në prangosjen e Kupës.
“Kjo është një medalje për policinë. Më arrestimin e Kupës do të zbardhen edhe disa grabitje në Tiranë”, tha Tahiri.

Aktualisht policia ka vene ne dispozicion per çdo informacion te vlefshem 10 mije euro per personin tjeter te arratisur nga i njejti burg, per te cilin nuk jepet identiteti, por vetem thuhet qe eshte nga Fieri. Numri ne te cilin mund te jepet informacion eshte 0694102932.

“Aksioni vazhdon edhe tani që flasin dhe jemi të bindur se do ketë rezultate të tjera. jemi të vendosur që edhe ndaj atyre që provokojnë të bëjmë atë që duhet”, nënvizoi ministri i Brendshëm. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA