Kanada, zjarr në azil, dhjetëra dyshohen të vdekur

24/01/2014 19:35

Të paktën 31 kanadezë të moshuar dyshohet të kenë mbetur viktimë e një zjarr që përfshiu azilin e tyre në Quebec, Kanada.

Deri më tani, pesë persona janë konfirmuar të vdekur, informuan të mbrëmjen e së premtes mediat kanadeze.

Në një deklaratë rreth ngjarjes, kryeministri Stephen Harper tha se “fatkeqësisht nuk mbeten më dyshime për një humbje të madhe jetësh në këtë incident”.

Ndonëse zjarrëfikësit mbërritën në vendngjaje vetëm tetë minuta pas nisje së flakëve, intensiteti i zjarrit ishte i tillë që e bëri të pamundur ndërhyrjen në shumë pjesë të godinës.

Zjarrëfikës dëshmuan në televizionet kanadeze se disa prej tyre dëgjuan thirrjet e dëshpëruara të personave që e kishin të pamundur të shpëtonin.

Azili i përfshirë nga flakët ishte shtëpi e 60 të moshuarve, nga të cilët 20 janë mundur të rikuperohen.

Tre prej të mbijetuarve janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA