Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga një seri shpërthimesh që tronditën kryeqytetin egjiptian Kajro mëngjesin e së premtes.
Shpërthimi i parë ndodhi jashtë zyrave qëndrorë të policisë në qendër të Kajros ku katër person gjetën vdekjen dhe 51 të tjerë u plagosën, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë. Brenda orës kryeqyteti u trondit nga dy shpërthime të tjera, ku mbeti i vdekur një tjetër person dhe mbi 15 u plagosën.
Sulmet mbërrijnë në prag të 3-vjetorit të revoltës së 2011-ës që rrëzoi nga pushteti pas dekadash udhëheqje, ish-presidentin Hosni Mubarak.
Sulmi në afërsi të zyrave të policisë u mor përsipër nga Ansar Beit al-Maqdis, një grup militant i lidhur me Al Kaedan, i njëjti që mori përsipër sulmin me bombë mbi një ndërtesë sigurie në qytetin e Mansuras në veri të vendit, ku mbetën të vrarë të paktën 16 persona dhe 100 të tjerë u plagosën.
Shpërthimi i parë ka ndodhur rreth orës 06:30 me orën lokale dhe menjëherë më pas janë dëgjuar breshëri automatike.
Që prej 2011 Egjipti nuk po gjen paqe. Në korrik të vitit të kaluar, ushtria rrëzoi nga pushteti presidentin e zgjedhur pas revolucionit të 2011-ës, Mohamed Morsi, i cili akuzohet për nxitje të dhunës dhe vrasje, prej të cilave rrezikon edhe dënimin kapital, atë me vdekje.
Në prag të 3-vjetorit të ngritjes krye kundër Mubarakut, “Vëllazëria Myslimane” e shpallur organizatë terroriste nga qeveria e përkohëshme e ushtarakëve, ka paralajmëruar protesta të fuqishme në të gjithë vendin.
Pak ditë më parë, egjiptianët votuan për Kushtetutën e tyre të re, me anë të së cilës ushtria synon të legjitimojë aksionet e saj dhe të rikthejë vendin në normalitet.
Top Channel