“Siria”, OKB tenton të qetësojë palët

23/01/2014 00:00

Kombet e Bashkuara po përpiqen të sheshojne hendekun e krijuar që në
ditën e parë të negociatave të paqes për Sirinë mes përfaqësuesve të
regjimit të Damaskut dhe atyre opozitare.

Ndermjetesi i OKB-se, Lakdar Brahimi do te zhvilloje bisedime te veçanta me delegacionet rivale per te pare sesa jane vertet te gatshme per nje takim balle per balle.

E merkura, dita e celjes se konferences se shumetrumpetuar ne media, perfundoi me shperfaqjen e ndasive te thella mes paleve. Perpjekja e Brahimit per te zbutur situaten vjen perpara nisjes se bisedimeve te drejtperdrejta te premten. Sesa do te ulen ne tryezen e negociatave delegacionet e qeverise siriane dhe kundershtareve te saj, kjo mbetet per t`u pare. mes ministrit te jashtem sirian  ëallid Muallem dhe presidentit te Koalicionit Nacional Sirian, Ahmad al-Dscharba pati shkembime te ashpra verbale mbi pergjegjesite e gjatkderdhjes.

Në fjalën e tij, Muallemi i akuzoi forcat opozitare se përbëhen nga terroristë, të cilët duan ta shkatërrojnë Sirinë, ndersa Dscharba tha se Bashar al-Assad po i ndjek “idetë e çmendura” të tij me dhunë të pamëshirshme, dhe kujtoi gjithashtu shtypjen brutale te protestave fillimisht paqësore në 2011-ten. por edhe pse procesi i paqes per vendin e trazuar pati nje fillim kaq te lekundshem, ekspertet perpiqen te gjejne shenja pozitivite duke nisur nga fakti qe asnjeri prej perfaqesuesve nuk braktisi takimin. numri nje i OKB-se, Ban Ki Moon mendon se mundesite qe kjo konference te perkthehet ne sukses, ekzistojne. Ai foli për një ditë të shpresës.

Edhe per ministrin e Jashtem rus Sergei Lavrov, ka nje shans real qe nisma te jape fryte, edhe pse nuk mund ta pohoje me bindje te plote. Ndersa kryediplomati amerikan u tregua i drejtperdrejte ne kerkesen per largimin e pushtetmbajtësit Assad. Ai nuk mund të marrë pjesë në një qeveri të re tranzicioni. Për shkak të akteve mizore kundër popullit të tij, Assadi ka humbur çdo legjitimitet, tha kerry. askush nuk priste sidoqofte qe bisedimet ne zvicer te ishin te lehta apo te prodhonin nje zgjidhje te shpejte. ne fakt, qe ne vigjiljen e konferences se pergatitur prej kohesh, u be e qarte se pritshmerite per rezultate te qenesishme te saj sa i takon fundit te konfliktit te pergjakshem tre vjecar, nuk duhet te jene shume te larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB