Egjipt, dhuna njeh nivele të paprecedenta

23/01/2014 16:45

Egjipti po përballet me një dhunë të një shkalle të paprecedent, që kur ushtria rrëzoi presidentin Mohamed Morsi në Korrik 2013, deklaroi të enjten “Amnesty International”.

Sipas organizatës së mirënjohur mbrojtëse të të drejtave të njeriut, forca e sigurisë janë bërë përgjegjëse të abuzimeve të shumta, ndërsa liritë e njeriut shkelen në mbarë vendin në mënyrë të përsëritur.

“Kanë kaluar tre vjet që prej rrëzimit të regjimit të Mubarakut dhe idealet e atij revolucioni për dinjitet dhe të drejta njerëzore duken më larg realizimit se kurrë. Disa prej “arkitektëve” të asaj lëvizje kanë përfunduar në burg, ndërsa represioni dhe pandëshkueshmëria janë shndërruar në sinonime të jetës së përditshme egjiptiane”, deklaroi zëvendësdrejtori i “AI” për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Qëndrore, Hassiba Hadj Sahraoui.

Në raport shkruhet gjithashtu se të paktën 1 400 persona janë vrarë në dhunën politike që ka mbërthyer vendin që prej grushtit të shtetit.

Ndonëse Morsi u zgjodh me votë të lirë pas zgjedhjeve të para demokratike në katër dekada, reformat e tij me qëllim islamizimin e vendit ngjallën pakënaqësi të shumta, të cilat motivuan një grusht shteti të ushtrisë, e cila mban ende pushtetin.

Aktualisht, Morsi po përballet me një proces gjyqësor, për të përcaktuar rolin e tij në vrasjen e disa dhjetëra protestuesve gjatë manifestimeve anti-qeveritare të muajve të verës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA